Sport
Real Madridi fiton me spektakël kundër Celta Vigos, Benzema shkëlqen me het-trik
Demokracia
22:52 | 12 Shtator 2021

Share:

Real Madridi ka shënuar fitoren e dytë radhazi në La Liga në kuadër të xhiros së katërt.

“Mbretërit” mposhtën me spektakël 5-2 kundër Celta Vigos, ndonëse u gjend në disavantazh dy herë, shkruan Demokracia.com.

Më meritori për këtë fitore të Los Blancos ishte sulmuesi Karim Benzema që shënoi het-trik.

Me dy gola të tjerë kontribuuan edhe Vinicius dhe debutuesi, Camavinga.

Ndërkaq për mysafirët golin e gjetën Mina dhe Cervi.

Real Madridi me këto tri pikë kryeson tabelën me 10 pikë, aq s aka edhe Valencia e Atletiko Madrid.

Celta Vigo me vetëm një pikë pozicionohet në vendin e 18-të. /Demokracia.com

 

Të ngjashme