Sport
Real Madridi asessi të këndellet, Celta Vigo rikthen epërsinë
Demokracia
21:36 | 12 Shtator 2021

Share:

Celta Vigo e ka rikthyer epërsinë e saj në takimin kundër Real Madridit.

Franco Cervi në minutën e 32-të shënoi për 1-2 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.

Cervi fillimisht me veprim akrobatik qëlloi shtyllën, ndërsa pas topit të kthyer nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Golin e parë e kishte shënuar Mina në minutën e katërt, për ta barazuar Benzema në të 24-tën.

Kjo është ndeshja e parë e Los Blancos në Bernabeu pas 540 ditësh për shkak të rinovimit.

Më poshtë mund ta shihni golin. /Demokracia.com

 

Të ngjashme