Lajme
Reagon Turqia pasi forcat ruse bombarduan një xhami në Ukrainë
Demokracia
15:04 | 13 Mars 2022

Share:

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se i kërkoi Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol të dielën, duke shtuar se ai shpresonte për përparim së shpejti.

“Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për të evakuuar qytetarët tanë,” tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp të dielën në Antalia, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.

“Telefonat nuk funksionojnë dhe përplasjet vazhdojnë. Ne shpresojmë për një zhvillim sot.”

Cavusoglu tha se xhamia ishte e padëmtuar nga një bombë që ra aty pranë dhe se autobusët po prisnin për të evakuuar qytetarët turq nga xhamia, duke shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme turke është në kontakt indirekt me qytetarët e saj përmes kontakteve në terren.

“Lufta u shndërrua në një luftë rrugë më rrugë. Është shumë e rrezikshme për të evakuuar njerëzit. Duhet një korridor humanitar,” shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës pohoi të shtunën në një postim në “Twitter” se bombardimet ruse kishin në shënjestër xhaminë e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana në Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq.

Të dielën, ministri i jashtëm i Turqisë tha se, pavarësisht raportimeve se xhamia ishte bombarduar, xhamia mbeti e padëmtuar dhe imami i xhamisë mohoi raportet se ishte bombarduar./Demokraica.com/

Të ngjashme