Lajme
Reagon këshilltari i përfshirë në skandalin me 30 mijë euro ryshfet, pretendon se është “i pastër”
Demokracia
20:21 | 01 Qershor 2022

Share:

Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar pas raportimeve në media se është përfshirë në një skandal ryshfeti, ku bëhet fjalë për 30 mijë euro.

Ramqaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, po pretendon se nuk ka asgjë të vërtetë, ani se janë publikuar edhe audio-incizime lidhur me rastin, përcjell Demokracia.com.

“Sot, pastërtine time unë po e shprehi në dy mënyra. Së pari, duke i cilësuar si të pasakta dhe të pavërteta pretendimet edhe interpretimet e bëra – që më së shumë tregojnë për familjarizimin e autorit të këtij emisioni me praktikat korruptive të deritanishme. Së dyti, duke shprehur gatishmërinë por edhe duke u bërë thirrje të gjitha institucioneve të hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë cdo dyshim mbi veprimtarinë time përgjatë kohës sa jam i angazhuar në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë i këshilltarit të ministrit Liburn Aliu, Florent Ramqaj:

Sqarim

Të dashur qytetarë,

Nuk ka asgjë të vërtetë te sulmet me shpifje, përveç faktit se shpifjet po porositen nga ata që janë stërpasuruar padrejtësisht. Nga ata që ne ua kemi ndalë hajninë.

Pikërisht në kohën kur lëre që nuk ka keqpërdorime por edhe ku janë duke u luftuar e denoncuar cdo ditë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur, sidomos në ministrinë Infrastrukturës, sot qenka publikuar një emision, ku për ironi lakohet emri im për kinse keqpërdorime.

Sot, pastërtine time unë po e shprehi në dy mënyra. Së pari, duke i cilësuar si të pasakta dhe të pavërteta pretendimet edhe interpretimet e bëra – që më së shumë tregojnë për familjarizimin e autorit të këtij emisioni me praktikat korruptive të deritanishme. Së dyti, duke shprehur gatishmërinë por edhe duke u bërë thirrje të gjitha institucioneve të hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë cdo dyshim mbi veprimtarinë time përgjatë kohës sa jam i angazhuar në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Me krimin dhe korrupsionin që e kemi hasur në këtë ministri, kemi pritur sulme të tilla.

Luftën me krimin e organizuar nuk e kemi menduar asnjëherë të lehtë. Sa me madhe lufta jonë, aq i madh sikleti i tyre.

Mbi këto shpifje dhe të pavërteta nga nesër do të merrem me përgatitjen e ankesës dhe padisë për shpifje./Demokracia.com/

Të ngjashme