ShowBiz
Reagon Don Xhoni: Në asnjë rast s’e kemi përbuz bukën tonë
Demokracia
20:32 | 17 Prill 2023

Share:

Këngëtari Butrint Imeri dhe reperi Don Xhon, janë dy prej emrave më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Së fundmi, dy këngëtarët kanë kaluar një natë së bashku me një grup miqsh në një odë burrash, ku kanë shijuar muzikë rapsodike.

Në sofrën e tyre të mbushur me mishra të shumtë dhe me muzikë patriotike, Don Xhoni bashkë me shokët e tij u pa duke festuar në një odë në Drenicë.

Por, kjo si duket nga disa fansa u keqkuptua dhe disa duket që “akuzuan” reperin dhe shoqërinë e tij se janë duke e shpërdoruar ushqimin.

Kjo ka bërë që sonte me anë të një story në Instagram Don Xhoni të reagojë ndaj këtyre pohimeve, duke thënë se familja e tij dhe ai “brez pas brezi nuk e kanë shpërdoruar ushqimin”.

“Prom e kemi pas ni iftar me jarana edhe kena kalu qysh eshte ma s’miri. Krejt qa kena bo u kane per show, edhe pikerisht e kena zgjedh muziken qe na bon mos me e harru historine tone, si shenj kujtimi per ata breza qe luftun per lirine tone. Ne asnji rast se kemi perbuze buken, qysh po i shoh do komente, se ju me njihni jo prej nates t’djeshit por qe koxha ni kohe tash, edhe e dini mire kur e boj une ni gjest, a eshte bo me t’keq a me t’mire, keshtu qe nuk po e zgjati si teme at pjese. Brez pas brezi e kemi rujt pasunine edhe ata qe e kemi fitu me djerse. Ne kto tradita jom rrit, ne kto tradita do vazhdoj deri ne frymen e fundit. JU PERSHENDET XHONATANI PREJ DRENICES T’KUQE!”, ka shkruar ai në këtë reagim.

Kujtojmë se gjatë natës së mbremshme në odë, me Don Xhonin ka qenë i shoqëruar edhe këngëtari tjetër, Butrint Imeri.

Dyshja këto ditë janë parë edhe Greqi dhe vende të ndryshme ku kanë pasur takime pune dhe duket se janë duke punuar për të lansuar këngë të reja para se të fillojë sezoni i verës për këtë vit.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024