Lajme
Reagon AKK pas deklaratave të Kurtit: Obligim moral që kryeministri t’u kërkojë falje kryetarëve të komunave
Demokracia
20:34 | 03 Shtator 2022

Share:

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili ka akuzuar kryetarët e komunave për politikë anti-shtetërore.

Nëpërmjet një reagimi nga AKK thonë se kjo qasje e Kurtit vetëm se polarizon shoqërinë e vendit, përcjell Demokracia.com.

Cilësimi i Kurtit ndaj kryetarëve të komunave është konsideruar i pa pranueshëm dhe nxitës.

“Prandaj, Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe instirucional t’u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosoves z.Albin Kurti  i cili i akuzoi Kryetarët e Komunave për politikë anti shtetërore dhe ku në mes tjerash KM Kurti tha që “bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike anti-shtetêrore”.

Kjo qasje për ne nuk është qasje që i duhet vendit tonë as momentumit, aq më tepër qasje që polarizon panevojshëm shoqërinë tonë.

Poashtu Ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalëështë Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat.

Si  mund të bëjnë politikë anti shtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtar lirie si dhe familjar dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës.

Me gjithë këtë kontribut të kryetarëve, është FYERJE t’i cilësosh Kryetarët e Komunave  si anti shtetit të Kosovës.

Pra, Kryetarët e Komunave kanë sakrifikuar shumë për shtetin, duke mos kursyer asgjë.

Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit.

Kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën.

Prandaj, Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe instirucional t’u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi./Demokracia.com/

Të ngjashme