Lajme
Reagon AGK-ja: Gjuhë e rrezikshme e ministrit Sveçla ndaj gazetarëve
Demokracia
14:32 | 15 Korrik 2023

Share:

Pas deklaratës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla se audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko  Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë reaguar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Në reagim të AGK-së thuhet se e kanë parë me shqetësim postimin e Sveçlës, në të cilin ai përdorë gjuhë të rrezikshme dhe të papranueshme në drejtim të medieve dhe gazetarëve.

“Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e Shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Vuçiq. Ministri gjithashtu akuzon gazetarët Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi për organizimin e protestës së veteranëve.

Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediet”, thuhet në reagimin e tyre.

Të ngjashme