Arte
Reagimi i Kinës për fitoren historike të Chloe Zhao: “Shpresojmë që ajo do të tregohet më e matur”
Demokracia
16:56 | 26 Prill 2021

Share:

Regjisorja e “Nomadland” Chloe Zhao bëri histori natën e kaluar duke fituar dy çmimet kryesore të ceremonisë së çmimeve Oscars.

Fitorja e saj e bën Zhao gruan e parë aziatike, gruan e parë kineze dhe me ngjyrë që fiton në nominimet kryesore të Oscars, transmeton Demokracia.com

Përderisa kjo fitore festohet si moment historik nëpër botë, Kina ka qenë e heshtur lidhur me të.

Shkak për këtë kanë qenë disa deklarata të Zhao, një nga viti 2013, ku ajo diskuton interesimin e saj për Amerikën duke thënë se ‘kur ishte adoleshente në Kinë, gjithçka ishte e mbuluar nga gënjeshtrat”.

Kjo u bë shkak që publiciteti lidhur me filmin të ndalohej dhe filmi të largohej nga platformat e filmave në Kinë./Demokracia.com/

Të ngjashme