Sport
Reagimi dhe festa e lojtarit të Man United kur kupton se është përfshirë në listën e Brazilit për Botëror
Demokracia
18:28 | 07 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja braziliane e futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës që nis këtë muaj në Katar.

Lista e kombëtares amerikano-latine figurojnë 26 futbollistë, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Manchester United, Antony, shkruan Demokracia.com.

Reagimi i këtij të fundit edhe është filmuar nga disa të afërm të tij, që së bashku me Antonyn kanë ndjekur drejtpërdrejt publikimin e listës.

Festa nga Antony dhe të afërmit e tij ishte e madhe, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe faqja zyrtare e “Djajve të Kuq”.

Në këtë listë mungon për shkak të lëndimit futbollisti Coutinho që luan te Aston Villa dhe Firminos së Liverpoolit.

Brazili publikon listën e Botërorit, përfshihet 39-vjeçari Dani Alves

Brazili konsiderohet si një nga favoritët për të triumfuar në Kupën e Botës. Ata janë në Grupin G me Zvicrën, Kamerunin dhe Serbinë.

Kupa e Botës në Katar nis më 20 nëntor.

Mëposhtë mund të shihni momentin./Demokracia.com/

Të ngjashme