Lajme
Rashiq tregon për gjendjen shëndetësore të djalit të tij, thotë se u godit me thikë e boks metalik
Demokracia
15:48 | 23 Shkurt 2021

Share:

Nenad Rashiq, ka folur për gjendjen shëndetësore të djalit të tij, Nikolla.

Nikolla Rashiq, 18-vjeçar gjatë ditës së djeshme është rrahur në Llapnasellë të Graçanicës.

Para pak çastesh, ish-ministri serb, Nenad Rashiq, ka thënë se djali i tij, Nikolla është goditur me mjete të forta metalike, si thikë e boks metali, raporton Demokracia.com.

Si pasojë e kësaj rrahje, Rashiq ka thënë se djali i tij ka pasur gjakderdhje dhe i janë thyer tre dhëmbë.

“Është goditur me thikë metalike dhe boska metalik dhe është lënduar. I janë thyer tre dhëmbë dhe kishte një gjakderdhje të madhe. Dhe personalisht e kam dërguar në Prishtinë për çështjen e dhëmbëve dhe më pas kemi dhënë deklaratën në polici se çfarë ka ndodhur. Mjeku i ka cilësuar si lëndime të rënda trupore. Dhe deri te kjo k ardhur si lëndim me qëllim, pra i menduar. Ai që është fajtor duhet të përgjigjet”, ka thënë Rashiq.

Lexo edhe: 

Rashiq: Sulmi kundër djalit tim ishte i organizuar

Ai ka thënë se këta persona kanë qenë të rrezikshëm edhe për të tjerët dhe jo vetëm për djalin e tij.

“Këta persona kanë qenë të rrezikshëm dhe kanë rrezikuar edhe të gjithë personat e tjerë që kanë qenë prezent”, theksoi Rashiq. /Demokracia.com/

Të ngjashme