Lajme
Raportimi i Demokracia.com| Miftaraj kërkon nga Qeveria sqarime për gabimin amatoresk
Demokracia
11:41 | 01 Maj 2022

Share:

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas raportimit të Demokracia.com lidhur me një huqje të madhe të bërë nga Qeveria e Albin Kurtit, e cila po tenton të “ri-anëtarësohet” në një organizatë ku vendi bën pjesë që nga viti 2015.

Miftaraj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky mund të jetë gabim amatoresk i Qeverisë së Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Nëse Kosova nuk është anëtare është obligim i qeverisë të sqaroj për publikun këtë fakt”, ka thënë tutje ai.

Lexo edhe:

DOKUMENT| Përveç huqjes, Qeveria Kurti s’i di as procedurat dhe injoron MPJD-në

Postimi i plotë:

Kurreshtarë me marr një pergjigje apo sqarime nga qeveria nëse Kosova është anëtare apo nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave?

Nëse Kosova është anëtare në këtë Byro, si mund të ndodh të bëhet një gabim amatoresk nga ekzekutivi? A ka ndonjë kërkim falje? Transparenca dhe llogaridhënia nuk dëmton!

Nëse Kosova nuk është anetare është obligim I qeverisë të sqaroj për publikun këtë fakt!./Demokracia.com/

 

Të ngjashme