Lajme
Raporti i TI për Perceptimin e Korrupsionit, KDI: Kosova ndan pozitën e 83-të me Burkina Fason, Afrikën e Jugut dhe Vietnamin
Demokracia
11:07 | 30 Janar 2024

Share:

Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë me dije se gjetjet e raportit të Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit (CPI) për vitin 2023 tregojnë së Kosova është vlerësuar me pikë të njëjta që është vlerësuar në vitin paraprak.

Përmes një njoftimi, KDI ka vlerësuar se Kosova e ndan pozitën e 83-të me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami.

Për vitin 2023, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝟒𝟏 𝐩𝐢𝐤𝐞̈, po aq sa ishte vlerësuar në vitin e kaluar, ndërsa zë vendin e 83-të në ranglistën botërore. Pozitën e 83-të, Kosova e ndan me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova sivjet renditet e treta, pas Malit të Zi (në vendin e 63), dhe Maqedonisë së Veriut (në vendin 76). Pas Kosovës rezultate më të dobëta kanë Shqipëria (në pozitën 98), Serbia (në pozitën 104) dhe Bosnjë e Hercegovina (në pozitën 108)”, është thënë në njoftimin e KDI-së.

Sipas KDI-së, raportin tregon se të gjitha vendet kanë bërë fare pak progres në luftimin e kësaj dukurie.

Në përgjithësi, rezultatet e CPI 2023 tregojnë që shumica e vendeve të botës kanë bërë fare pak apo aspak progres në luftimin e korrupsionit në sektorin publik përgjatë dekadës së fundit. Për më tepër, mbi 2/3 e vendeve, përfshirë edhe Kosovën, vlerësohen me më pak se 50 pikë nga 100 pikët maksimale, indikator ky që tregon për prani serioze të problemeve me korrupsionin. Madje, qytetarët e Kosovës bëjnë pjesë në 80%-shin e popullsisë botërore që jeton në një shtet që është nën mesataren globale prej 43 pikësh”, ka vlerësuar KDI.

Të ngjashme