Sport
Ramadani: U thashë lojtarëve hiqni dorë nga loja e bukur dhe të fitojmë, Idrizi: Humbja është shqetësuese
Demokracia
15:49 | 26 Shkurt 2023

Share:

Fitore minimale sot ka marrë skuadra e Gjilanit. Ekipi “kuqebardhë” fitoi 1:0 kundër Trepçës ’89 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani tha pas ndeshjes se u kishte thënë lojtarëve të tij të heqin dorë nga loja e bukur dhe se e rëndësishme ishte ta merrnin fitoren.

“Jo vetëm ne, por edhe skuadrat tjera kanë pasur vështirësi përballë Trepçës ;89, pasi kanë kundërsulmin e fortë si armë. Duhet të shënosh në fillim për t’i ndëshkosh në armën e tyre më të fortë. Nuk kishim fat të shënonim në fillim, por megjithatë arritëm të shënojmë dhe ta fitojmë ndeshjen me një gol. U thash lojtarëve të heqin dorë nga loja e bukur dhe të fitojmë pikët për të ruajtur vendin e tretë”, ka thënë Ramadani për Art Sport.

Ndërsa trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi tha se humbja në Gjilan ësthë shqetësuese për ta.

“Momenti i pranimit të golit erdhi nga një situatë që ndoshta nuk ishte as aksion për gol. Nuk ishte e vendosur mirë as mesfusha dhe as mbrojtja. Gjilani ka përvojë në ekip dhe di të dënojë. Është shumë shqetësuese. Është humbja e tretë radhazi. Tani duhet të marrim masat dhe të kthehemi te rezultatet pozitive”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i mitrovicasve, Idrizi./Demokracia.com/

Të ngjashme