Lajme
Rama: Po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë, për një javë janë adoptuar 30
Demokracia
11:29 | 02 Shtator 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë.

Sipas tij, në më pak se një javë janë adoptuar 30 qen endacakë dhe se janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë.

“Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qen endacak, ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë.

Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje. Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar. Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme