Lajme
Rama pasi Gjykata Komerciale ia ndaloi punimet te “Rruga A”: Vendim i marrë nga motra e deputetës Fitore Pacolli
Demokracia
17:27 | 20 Tetor 2023

Share:

Gjykata Komerciale sot mori vendim që të ia ndaloi punën komunës së Prishtinës në ndërtimin e “Rrugës A”.

Ky vendim ka ardhur pas ankesës që në këtë gjykatë e ka bërë ndërrmarrja “Pro & CO Group” SHPK, shkruan Demokracia.com

DOKUMENT| Gjykata ia pezullon punën Përparim Ramës për ndërtimin e Rrugës A, tenderi 8.5 milionësh dyshohet që u fitua me dallavere

Pas këtij vendimi ka reaguar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama i cili vendimin e quajtur të bazuar në interesa politike.

Ai tha se ky vendim është marrë nga gjyqtarja Vlora Pacolli, motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

REAGIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë,

Sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema).

Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli.

Megjithëse nuk jam i prirur që të komentoj vendimet e gjyqësorit, në rastin konkret, nuk ka asnjë logjikë të vendoset masë e përkohshme në kundërshtim me interesin publik dhe ndaj një projekti që ndërlidhet edhe me mbrojtjen e jetës e shëndetit të mijëra qytetarëve të lagjes “Mati”, “Kalabria” dhe “Prishtina e Re”, të cilët me vite të tëra po vuajnë nga kundërmimi për shkak të mungesës së kolektorit. Andaj, shpresoj se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike.

Kërkojmë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik si palë direkte në këtë procedurë që të ankohet ndaj këtij vendimi që cenon interesin publik. Ndërsa, nga
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që në kuadër të kompetencave që ka, të sigurohet që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj.

Të dashur qytetarë,

Sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të…

Posted by Perparim Rama on Friday, October 20, 2023

Të ngjashme