Lajme
Rama pas takimit me liderët e rajonit: Plan i Ri i mbështetjes financiare të BE-së për Ballkanin
Demokracia
16:32 | 17 Korrik 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pas takimit informal në Vilën 30 me liderët e Ballkanit Perëndimor Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiq, si dhe me praninë e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Gjatë takimit siç bën me dije Rama është diskutuar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Të ngjashme