Lajme
Rama paralajmëron rritje të çmimeve në bregdetin shqiptar
Demokracia
21:56 | 10 Gusht 2023

Share:

Pas memes ironike duke krahasuar turistët italianë të sotëm me eksodin e shqiptarëve në vitet e 90’ta, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur për gazetën e njohur italiane “La Stampa” për fluksin e madh të italianëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj vere.

Së pari kryeministri Rama ka folur për suksesin e vendin gjatë këtij sezoni veror.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj dhe kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni”.

Sipas Ramës, Shqipëria ia ka dalë t’i ndryshojë paragjykimet që e kanë shoqëruar për një kohë shumë të gjatë.

“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”.

Tutje, ai tregoi se Shqipëria ka barazuar Greqinë dhe sapo ka kaluar Italinë për numrin e turistëve për “kokë banori”.

“E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë për të në këto vite të Rilindjes Shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë”, garantoi ai.

Dhe në fund, ai dha një lajm, ndoshta aspak të mirë për kosovarët, se çmimet në bregdetin shqiptar mund të rritën.

“Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Duhet ekuilibër për të mbrojtur natyrën. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Po vrapojmë kundër erës”, pohoi kryeministri.

Të ngjashme