Lajme
Rama del sërish në terren – prezanton një projekt për qentë endacakë
Demokracia
17:44 | 01 Prill 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar një vizitë në njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë, të cilat Komuna e Prishtinës bashkë me Poppins PetFood i kanë vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se janë të përkushtuar për implementimin e një strategjie efikase në të mirë të qytetarëve, përcjell Demokracia.com.

“Vizitë në njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë, të cilat Komuna e Prishtinës bashkë me Poppins PetFood i kanë vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim”, ka shkruar Rama.

Ndërsa para mediave Rama tha me vendosjen e këtyre pikave ushqyese po synojnë sigurinë e qytetarëve. Ai gjatë së premtes ka njoftuar se tashmë janë 23 pika ushqyese për qentë endacakë.

“Arsyeja e intervenimit të shpejtë dhe të menjëhershëm është që të ngritët siguria e qytetarëve. Ka treguar në bazë të studimeve dhe analizave të mëparshme se zonat ku ka pasur më parë pika ushqyese, nuk ka pasur sulme prej qenve endacakë. Për arsyeje se kanë qenë të ushqyer nuk kanë qenë të unët dhe për këtë arsyeje kemi ndërmarrë të menjëhershme që me ngrit pikat në të gjitha zonat e kryeqytetit”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Vizitë në njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë, të cilat Komuna e Prishtinës bashkë me Poppins PetFood i kanë vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.

Jemi të përkushtuar për implementimin e një strategjie efikase në të mirë të qytetarëve, njëkohësisht duke aplikuar pratika humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së katërputroshëve. ?? /Demokracia.com/

Të ngjashme