Lajme
Rakiq: S’dorëzohemi, targat KM do të mbesin
Demokracia
20:24 | 27 Tetor 2022

Share:

“Përgjigja ime është nuk ka dorëzim. Po e përsëris nuk ka dorëzim, doni edhe njëherë të them s’ka dorëzim. KM mbetet”.

Kështu presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli të enjten pas takimit të Këshillit të Sigurisë së shtetit të tij në Beograd.

Ai thotë se situata është e komplikuar me ndërrimin e targave të veturave nga ato serbe në ato kosovare RKS.

Për këtë opsionin e fundit ai shton se përkrahet nga  shtetet e QUINT-it të cilat s’pajtohen vetëm me afatin që Prishtina ka përcaktuar  për konvertim e  që është 31 tetori.

Vuçiq thotë se serbët në Kosovë janë gati të marrin targa KS që, sipas tij, janë neutrale ndaj statusit.

E për heqjen  e tyre akuzon ministrin që mori këtë vendim më  2020.

“Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, dokumenti është me nënshkrim e vulë. Shihni çka thotë eksperti , shfuqizohet udhëzimi administrativ për regjistrimin e veturave me tabela KS. Menjëherë kjo duhet të ndodh. Kjo është krejt në kundërshtim me marrëveshjet për lëvizjen e lirë që i kemi nënshkruar”.

Paraprakisht Vuçiq priti përfaqësuesit e Listës Serbe. Lideri i këtij subjekti politik, që është ministër në qeverinë e Kosovës, po kërcënon me bllokada.

“Në rast se Prishtina fillon që në mënyrë të dhunshme me ndonjë aksion që ka të bëjë me konfiskimin e makinave me targa KM ne do t’i bllokojmë gjitha kalimet përkatësisht hyrjet nga veriu për në pjesën qendrore të Kosovës. Takimi  me presidentin Vuçiq asnjëherë s ka qenë më i shkurtër sesa sot”, ka deklaruar Goran Rakiq.

Minsitri i Qeverisë së Kosovës shtoi se veprimet e tyre do jenë demokratike e paqësore dhe falënderoi Vuçiqin për atë që e quajti përkrahje të parezervë.

Të ngjashme