Lajme
Rafuna: Mjetet e Trustit janë duke humbur për shkak të një neglizhence të Kuvendit
Demokracia
19:18 | 24 Mars 2023

Share:

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se dëmi që mund t’i shkaktohet Kosovës me mospërzgjedhjen e Bordit të Trustit është dëmi ndaj qytetarëve të vendit.

Rafuna ka theksuar se mungesa e bordit nënkupton humbje çdo ditë në paratë e investuara jashtë dhe sipas tij, vetëm për shkak të një neglizhence.

“Ato janë kursime private nuk janë kursime publike. Është ligji për Trustin i cili në mënyrë shprehimore parasheh procedurën, afatet ligjore dhe kur duhet të zgjidhet bordi”, ka thënë Rafuna në Dukagjini.

“Këtu ka një mungesë mirëpo nëse e shohim prej prizmit ekonomik padyshim është një dëm i madh, për arsye se këto mjete mund të investohen në projekte më të mira dhe brenda vendit, por pa pasur bord nuk mund të mirët vendim se ku do të investohen mjetet”, ka thënë tutje kryetari i OEK-ut.

Të ngjashme