Lajme
Ra pre e sulmit kibernetik, Kuvendi i Shqipërisë: Nuk ka humbje të të dhënave
Demokracia
16:14 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Pas sulmit kibernetik që ra pre, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se është synuar fshirja e të dhënave, mirëpo në njoftimin zyrtar ato theksojnë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ekpertët e IT po punojnë për rikthimin e faqes, gjë për të cilën thuhet se kërkon kohë.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, grupi i hakerave “Homeland Justice” njoftuan se kanë hakeruar faqen e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo llogari besohet se operohet nga hakerat që bllokuan disa muaj më parë edhe portalin e-Albania si dhe publikuan edhe e-maile të zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Shqipëria akuzoi Iranin për sulmet kibernetike dhe ndërpreu marrëdhëniet diplimatike me Republikën Islamike.

Të ngjashme