Lajme
QKUK tregon gjendjen shëndetësore të katër të lënduarve në Veternik
Demokracia
10:50 | 04 Nëntor 2023

Share:

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në Veternik.

Lidhur me gjendjen e personave të lënduar QKUK ka dal me një komunikatë , ku thuhet se edhe një person tjetër është në gjendje të rëndë.

Një tjetër i aksidentuar vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Intensiv Qendror-QKUK.Dy të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë“, thuhet në njoftim.

Ndërsa i lënduari tjetër pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi./Insajderi.org/

 

Të ngjashme