Lajme
QKUK-ja konstaton vdekjen e një të burgosuri
Demokracia
23:02 | 24 Qershor 2023

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një i burgosur me inicialet E.H.

Sipas ShKK-së, i burgosuri është dërguar në QKUK nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë nga stafi korrektuesi dhe ai shëndetësor duke e re-animuar tërë kohën.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftimin e ShKK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se shkaku i vdekjes së të burgosurit nuk dihet, por verifikimin do ta bëjnë organet përkatëse.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga SHKK dhe DSHB

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot ne QKUK eshte konstatuar vdekja e të burgosurit EH, i cili nga QP në Prishtine është sjell nga stafi korrektues dhe ai shendetesor duke e reanimuar tërë kohën.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Organet perkatese do ta verifikojnë shkakun e vdekjes.

Të ngjashme