Lajme
QKUK e konfirmon vdekjen e Bajram Babiqit, që i gjuajti me armë policët gjatë bastisjes në shtëpinë e tij
Demokracia
17:38 | 31 Maj 2022

Share:

Ka vdekur sot në Klinikën Intensive të QKUK-së, Bajram Babiqi, i cili më 8 maj ishte plagosur nga Policia e Kosovës, pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë me armë zjarri gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë. 

Lajmi është konfirmuar edhe nga mjeku kujdestar në Klinikën Intensive, Lavdim Morina.

Duke u përgjigjur shumë shkurtër përmes telefonit, Morina e ka konfirmuar për Demokracia.com vdekjen e Babiqit.

Demokracia.com ka raportuar para pak orësh për vdekjen e tij, duke u thirrur në burime brenda Policisë së Kosovës.

Vdes Bajram Babiqi, i plagosuri që sulmoi policinë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij

Lidhur me rastin, Demokracia.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por ata kanë sugjeruar që të drejtohemi në QKUK.

Babiqi ishte plagosur nga një zyrtar policor më datën 8 maj, në vetëmbrojtje, pasi ai gjatë një bastisjeje kishte sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e policisë.

Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje./Demokracia.com/

EMRI| Ky është personi që u plagos nga policia, pasi rezistoi në bastisjen e shtëpisë së tij në Prishtinë

Të ngjashme