Lajme
Qeveria konfirmon se Bislimi do të udhëtojë drejt Brukselit për ta finalizuar marrëveshjen me Petkoviqin
Demokracia
22:47 | 11 Korrik 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka publikuar katër pikat e de-përshkallëzimit të arritur në Bratisllavё, ku Kosovën e ka përfaqësuar Besnik Bislimi.

Pika kryesore është zvogëlimi i numrit të policëve në veri.

De-eskalimi në veri | Kurti dorëzohet, fillon tërheqjen graduale të njësive speciale dhe pranon zgjedhjet e reja

Marrëveshja duhet të finalizohet brenda një periudhe dyjavore.

Për këtë në Bruksel do të udhëtojë atje Besnik Bislimi për finalizimin e kësaj marrëveshjeje.

”BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore”, thuhet në pikën e 4.

 

 

Të ngjashme