Lajme
De-eskalimi në veri | Kurti dorëzohet, fillon tërheqjen graduale të njësive speciale dhe pranon zgjedhjet e reja
Demokracia
22:10 | 11 Korrik 2023

Share:

Pas një muaj e gjysmë, pasi e futi Kosovën nën sanksione dhe e prishi me gjysmën e botës, Albin Kurti sonte njoftoi dorëzimin.

Ai ka njoftuar se do të fillojë tërheqja graduale e njësive speciale nga veriu dhe se zgjedhjet për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, pas verës, shkruan Demokracia.com.

Qeveria e Kosovës ka thënë se fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Nё kёtё kontekst Qeveria u dakordua si vijon:

• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore

Të ngjashme