Lajme
Qerkini: Hala jemi të fortë, ndërkombëtarët të tregojnë ku i kemi fëmijët
Demokracia
16:40 | 02 Prill 2023

Share:

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë sot se pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

Qerkini ka thënë se ata do të dalin të pafajshëm.

“Sot përkujtojmë 11 mijë viktima civile, të gjithë janë vrarët prej krimineleve që dikush e quan konflikt, por ajo ka qenë tmerr. Po na bëhet padrejtësi, duke u nis nga Hashim Thaci e nga të tjerët”.

Qerkini ka shtuar tuje se “ish pjesëtarët e UÇK-së janë vlerë e Kosovës, hala jemi të fortë, ndërkombëtarët të tregojnë ku janë fëmijët tanë.”.

“Nuk duam asgjë tjetër përveç liri”, ka deklaruar ai.

Në marshin për drejtësi kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

Të ngjashme