Lajme
Qeni kafshon një grua në Gjakovë, arrestohet pronari i tij
Demokracia
09:49 | 18 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që qeni i tij kishte sulmuar një grua.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Asonis Beci, Gjakovë 17.12.2022 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që qeni i tij kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme