Lajme
Qeni kafshon gazetarin kosovar në shesh
Demokracia
23:26 | 31 Maj 2022

Share:

Gazetari kosovar, Nebih Maxhuni është sulmuar nga qentë gjatë ditës së sotme.

Në llogarinë e tij në Facebook, Maxhuni ka publikuar disa fotografi, pas marrjes së trajtimit shëndetësor në një QMF të kryeqytetit.

Për Gazetën Express, ka folur Maxhuni i cili e ka konfirmuar këtë sulm nga qentë e rrugës, duke i shkaktuar edhe lëndime në njërën dorë.

Megjithatë, Maxhuni ka shprehur dashurinë e tij për qentë, si në përgjigjen e dhënë për gazetën, ashtu edhe në postimin e publikuar në Facebook, duke kuptuar gjendjen e tyre dhe mungesën e përkujdesjes institucionale.

Të ngjashme