Lajme
Qendra për Punë Sociale për rastin e të miturës: I kemi ofruar strehim e përkrahje
Demokracia
21:03 | 30 Gusht 2022

Share:

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, ka njoftuar se të miturës që dyshohet se u dhunua nga pesë persona në Prishtinë iu është ofruar strehim dhe shërbime profesionale.

Mujku një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se e dënojnë këtë rast.

“Nga momenti kur jemi vënë në dijeni QPS i ka marrë të gjitha hapat dhe veprimet për të ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale për të miturën. QPS gjatë gjithë kohës është në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në rast bazuar në legjislacionin në fuqi dhe standardeve e procedurave”, thuhet në reagimin e tij.

Ai ka kërkuar që të ruhet identiteti i së miturës.

Postimi i plotë:

Sqarim për veprimet e ndërrmarra nga  Qendra për Punës Sociale Prishtinë për ofrimin e shërbimeve të miturës, rast i dhunimit

Nga momenti kur jemi vënë në dijeni QPS i ka marrë të gjitha hapat dhe veprimet për të ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale për të miturën. QPS gjatë gjithë kohës është në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në rast bazuar në legjislacionin në fuqi dhe standardeve e procedurave.

Rasti është shumë i ndjeshëm, kërkojmë me shumë mirësi që në çdo postim të ruhet identiteti i të miturës viktimë dhe identiteti i të miturve të përfshirë në rast.

Ne e dënojmë këtë rast shumë të rëndë dhe njëherit sigurojmë se do të vazhdojmë të ofrojmë të gjithë përkrahjen profesionale për të miturën bazuar në nevojat e identifikuara dhe në bazë të përgjegjësive ligjore e profesionale.

Edhe në këtë rast do të bashkëpunojmë ngushtë me nivelin qendror dhe organizatat e shoqërisë civile për trajtim dhe ofrim të shërbimeve sa më kualitative.

Të ngjashme