Lifestyle
Pyetja që shumë djemë e bëjnë por shumë pak e kuptojnë :)
Demokracia
15:21 | 23 Gusht 2023

Share:

Vajza, sapo mbarova punën dhe duke ecur midis njerëzve më erdhën në mendje 1, 2, 3..raste kur djemtë virtualisht ose në takimin e parë të pyesin:

‘A mund të jemi Friends with Benefits?’

A duhet të ndihem si Mila Kunis apo si një punonjëse seksi (pa pagesë)?!

Pse është bërë kaq trendy ky sugjerim sot? Çfarë po ndodh me këta djem ë?

Që të kuptohemi, unë nuk kam asnjë problem me ata që zgjedhin të kenë një marrëdhënie të tillë, pra thjesht dalin, argëtohen, bëjnë seks, flenë bashkë, zgjohen dhe vazhdojnë jetët e tyre.

Problemi është mënyra e gabuar se si perceptohet. Ok! E di që çdo njeri është i lirë të veprojë ashtu siç do, por le të mos i deformojmë kaq shumë dhe mos t’ua heqim shijen e mirë këtyre termave që na vijnë nga filma ikonik për marrëdhëniet.

KUPTIMI:

Një marrëdhënie miqsh me përfitime (FWB) është ajo në të cilën dy njerëz janë fizikisht intimë me njëri-tjetrin, por nuk janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit në asnjë lloj mënyre. Kënaqen duke kaluar kohë së bashku, por marrëdhënia e tyre nuk është romantike dhde nuk ka përgjegjësi.

Ok e kuptuam, edhe çfarë ka të keqe këtu?!

Asgjë 🙂 Por kujdes me mënyrën se si dhe kur e drejtoni këtë pyetje.

Jo për gjë, por nuk do të keni rezultat në asnjë lloj forme.

Kur duhet të ndodhë?

Një bisedë rreth ‘friends with benefits’ është më e mira që të ndodhë vetëm pasi seksi ka ndodhur tashmë një herë. Ta bësh këtë pyetje përpara se të ketë ndonjë interes apo kimi seksuale të ndërsjellë është paksa shumë e guximshme dhe ka më shumë gjasa të krijojë një situatë të pakëndshme.

Ju mund t’i sugjeroni fwb një miku me të cilin keni flirtuar (thjesht bëjini të qarta pritshmëritë tuaja).

Komunikimi paraprak është thelbësor në një marrëdhënie miq-me-përfitime.

SI?

Shakatë janë çelësi i suksesit në këtë rast. Sa më të këndshëm dhe flirtues të jeni, aq më mirë.

Nëse uleni dikë dhe i thoni në mënyrë solemne se doni t’i propozoni diçka dhe më pas në vëmendje sillni vetëm organin tuaj gjenital, jo vetëm që ndoshta do marrësh një ‘JO’, por sapo ke bërë një idiotësi!

Ju e dini me kë mund të keni një ‘click’ intim. Kështu që është më e thjeshtë sa duket, vetëm prisni momentin e duhur.

Të ngjashme