Lifestyle
Pyetja e vetme që na ndihmon që të kuptojmë karakterin e personit që kemi përballë
Demokracia
09:46 | 05 Maj 2023

Share:

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, mik, shef, koleg, partner apo i njohur që kemi, dikur ishte thjesht një i huaj. Dhe kur e takuam për herë të parë, nuk mund ta kishim idenë se do të krijonim marrëdhënien që ndajmë tani.

Është e pamundur të dimë gjithçka që duhet të dimë për dikë që herën e parë që e takojmë. Në përpjekjen që bëjmë për të njohur dikë më mirë, mund të na ndihmojnë disa elementë, por që nuk na japin menjëherë shumë informacion për personalitetin e tjetrit.

Mirëpo, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ka një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë. Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon ai për dikë tjetër.

Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës , njerëzit shohin karakteristikat tona tek të tjerët. Kështu, një personazh egoist do të dallojë elementë të ngjashëm në një tjetër, ndërsa një i sjellshëm do të shohë karakteristika më të buta dhe më të qeta.

Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykojnë karakteristikat (si pozitive ashtu edhe negative) të njerëzve të tjerë.

Sa më pozitivisht i gjykonin të tjerët, aq më të lumtur dhe më të qëndrueshëm emocionalisht ishin pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, ata që i gjykonin të tjerët negativisht ishin narcistë dhe kishin më shumë sjellje antisociale.

Të ngjashme