Lajme
Pyetja e Rrustës së PSD-së: Pse Mujeci shkarkohet, e jo Rozeta e Martini?
Demokracia
21:20 | 15 Gusht 2023

Share:

Sot është arrestuar në Shqipëri Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, i cili dyshohet për trafikim të drogës. E pas arrestimit, VV-ja ka vendosur ta përjashtojë nga partia asamblistin Mujeci.

Në lidhje me këtë përjashtim ka shkruar Teutë Rrusta, anëtare e PSD-së.

Në fakt, Rrusta ka bërë një pyetje.

“Pse Mujecin po e shkarkojnë prej VV-së, pa vendim gjykate, e jo Rozetën me keqpërdorime të evidentume, Martinin me korrupsion të nivelit ndërkombëtar, etj., nën të njejtin pretekst qe “t’i hapim udhë hetimeve”?” – shkroi ajo.

Të ngjashme