Lajme
Putin gjatë muajit gusht në Turqi, do të takohet me Erdoganin për marrëveshjen e drithit
Demokracia
13:31 | 08 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm, tha presidenti turk Tajip Erdogan.

Presidenti turk ka qenë një person kyç në nënshkrimin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi që ka lejuar vazhdimin e eksportit të mallrave ukrainase.

Marrëveshja do të skadojë më 17 korrik dhe ai tha se po i bën presion Rusisë për të paktën një zgjatje prej tre muajsh, shkruan Skynews.

Ai po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pasi të dy palët u takuan për të diskutuar mbi fatin e marrëveshjes.

“Shpresa jonë është që ajo të zgjatet të paktën një herë në tre muaj, jo çdo dy muaj. Ne do të bëjmë një përpjekje në këtë drejtim dhe do të përpiqemi ta rrisim kohëzgjatjen e saj në dy vjet”, u shpreh Erdogan.

Ai njoftoi se udhëtimi i Putinit pritet të bëhet në gusht, por Kremlini tha se një datë nuk është caktuar ende.

Presidenti rus rrallëherë është larguar nga vendi që nga pushtimi i Ukrainës, veçanërisht pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për të lidhur me akuzat për krime lufte.

Të ngjashme