Lajme
Putin e quan ‘marrëzi’ idenë që Rusia të sulmoj NATO-n
Demokracia
10:42 | 28 Mars 2024

Share:

Vladimir Putin e ka përshkruar idenë se Rusia do të kryente sulme ndaj shteteve të NATO-s si “marrëzi të plotë”.

Në një fjalim para pilotëve të forcave ajrore ruse mbrëmë, ai tha se vendi nuk kishte “asnjë synime agresive” ndaj vendeve të tilla si Polonia apo shtetet baltike.

“Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër, Poloninë, shtetet baltike dhe çekët të cilët po tremben gjithashtu, është absurditet i plotë,” tha Putin.

Megjithatë, presidenti rus pati një ton më të ashpër kur fliste për aeroplanët F-16 – me të cilët vendet perëndimore janë të vendosura t’i furnizojnë Ukrainës me shpresën për ta kthyer valën e luftës në favor të Kievit.

Të ngjashme