Lajme
Putin e pret sot Vuçiqin në Rusi, diskutojnë për Kosovën: Çdo gjë po bëhet në mënyrë private
Demokracia
11:50 | 25 Nëntor 2021

Share:

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq pritet që të enjten të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ku temë kryesore do të jetë furnizimi me gaz. Po ashtu, një prej çështjeve që do të diskutohet është edhe ajo e dialogut me Kosovën.

Takimi mes dy palëve pritet që të ndodhë në mesditë. Fillimisht të dy do të flasin privatisht, ndërsa më pas do të kenë një darkë pune, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediave serbe, “gjithçka do të bëhet në mënyrë private, për shkak të masave strikte kundër pandemisë”.

Kremlini ka lëshuar një komunikatë lidhur me takimin Putin-Vu֛çiq, ku thuhet se një prej temave që do ta diskutojnë është “kriza në Kosovë”, përcjell Demokracia.com.

“Putin dhe Vuçiq do të diskutojnë për partneritetin politik, ekonomik, kulturor mes dy vendeve. Po ashtu, do të flasin edhe për situatën në Ballkan, dhe për çështjen e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Takimi që do të mbahet në Sochi, është i 19-ti më radhë mes dy presidentëve./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme