Lajme
Pushteti vazhdon me punësime familjare – rehatohet edhe balldëska e Glauk Konjufcës
Demokracia
15:14 | 29 Mars 2024

Share:

Balldëska e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është rehatuar me një pozitë në Ministrinë e Ekonomisë. Edona Bajçinca, motra e gruas së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca është emëruar Këshilltare Politike e Ministres Rizvanolli, shkruan Insajderi.

Edona Bajçinca është emëruar në pozitën e këshilltares Politike të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Emërimi i Edonës në këtë pozitë është publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

Kush është Edona Bajçinca?

Edona Bajçinca është motra e gruas së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

Ajo në rrjetet e saj sociale jo rrallë herë ndan fotografi të ndryshme familjare bashkë me motrën e saj, Emira Bajçinca-Konjufca, e cila njëkohësisht edhe gruaja e Glauk Konjufcës.

Në fotot më poshtë shihet Edona Bajçinca, bashkë me kryetarin Konjufca dhe gruan e tij.

Edona Bajçinca kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2005.

Kjo dëshmohet edhe me anë të një fotografie të publikuar para 3 viteve nga Edona, ku shihet përkrahë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Të dy të veshur në maica me logo të Lëvizjen Vetëvendosje.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Ekonomisë, se a ka pasur ndonjë ndikim afërsia familjare e Edona Bajçincës me kryetarin Konjufca, që ajo të emërohet në këtë pozitë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazeta Insajderi poashtu ka provuar të kontaktojë edhe me Edona Bajçincën, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gazeta Insajderi ka raportuar vazhdimisht për punësimet e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në ministritë dhe komunat e udhëhequra nga kjo parti.

Të ngjashme