Lajme
Pushteti mori vendim për mbyllje, Gola i VV-së habitet se si po mbrohet Klan Kosova
Demokracia
11:40 | 29 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori i Sociologjisë, Ardian Gola sot ka dalë në mbrojtje të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbylljen e Klan Kosovës.

Ai ka thënë se është i habitur me mbrojtjen që po i bëhet Klan Kosovës.

“Por, po them, kur po na duhet me e mbrojte faktin se gjendja e shqiptareve nen regjimin e Millosheviqit nuk eshte e krahasueshme ne asnje pike me gjendjen e serbeve sot ne Kosove, e cila ne cdo pike eshte antipodi i asaj gjendje, cka te vjen tjeter me u mbrojte ka me qene me pak e befasishme”, ka shkrua ai.

Postimi i plotë:

S’po di bre qysh me thane. Eshte sikur me thane qe Gjakova eshte ne Serbi. Plus me i thane Djakovica.
Pra, ne rastin me te keq kjo do te duhej te ishte metafore qe e ilustron marrine, thene pak me but ne vend te krimit kushtetues. Por qe realisht keshtu edhe ka ndodhe kjo s’do koment. A qe vjen puna edhe me e mbrojte, keshtu vec me ne ndodhe.
Por, po them, kur po na duhet me e mbrojte faktin se gjendja e shqiptareve nen regjimin e Millosheviqit nuk eshte e krahasueshme ne asnje pike me gjendjen e serbeve sot ne Kosove, e cila ne cdo pike eshte antipodi i asaj gjendje, cka te vjen tjeter me u mbrojte ka me qene me pak e befasishme.
Ka mbete me uru e me shpresu qe nuk ka me ardhe kohe me luftu konstatime te tilla, si: “hajt se edhe nen Serbi nuk ka qene qaq keq, por u patem tranu prej t’mirave”.

Të ngjashme