Lajme
ShBA-ja kërkon qetësi në veri
Demokracia
22:43 | 08 Maj 2024

Share:

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar gjatë ditës së djeshme me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuese e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, në Dallas në margjinat e përkujtimit të 20-vjetorit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit dhe Samitit të Biznesit ShBA-Afrikë.

Në njoftimin zyrtar për takimin të lëshuar sot nga Misioni Amerikan në OKB, thuhet se temë e diskutimit mes dyshes ishte partneriteti i fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për një sërë çështjesh.

“Ambasadorja theksoi rëndësinë e qetësisë në veri të Kosovës për stabilizimin e rajonit”, ka thënë Nate Evans, zëdhënës i Misionit Amerikan në OKB.

Ndërkaq dje, presidentja Osmani njoftoi për takimin me Thomas-Greenfield, ku tha se u fol për situatën e sigurisë në rajon.

“Sot, në kuadër të Samitit ShBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Osmani.

Të ngjashme