Lajme
Pas 3 dekadash, Shkodrës i kthehet sahati, simbol i qytetit, Rama poston foton
Demokracia
22:45 | 08 Maj 2024

Share:

Shkodrës i është kthyer sahati pas 3 dekadash, një nga simbolikat e qytetit që prej vitesh nuk ishte funksionale. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto se si duket tashmë sahati Shkodrës i restauruar. Sahati ndodhet në një pallat 6-katësh në qendër të qytetit.

“Rilind edhe zemreku i sahatit simbol në Shkodër, pas një agonie të gjatë”, shkruan Rama.

Ka qenë një iniciativë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci , cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion ndërkohë që gjatë verifikimit u gjet mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare. Mekanizmi ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

Të ngjashme