Lajme
Pushteti Kurti-Osmani në sulm kundër institucioneve të drejtësisë
Demokracia
21:51 | 20 Tetor 2023

Share:

“Nuk ju besoj institucioneve të drejtësisë”, nuk e ka thënë një person i rëndomtë por hiç më pak se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e tha pasi tregoi se ka marrë kërcënime dhe se nuk i ka paraqitur në polici pasi nuk i beson institucioneve të drejtësisë.

Ky ishte një sulm direkt ndaj institucioneve të drejtësisë dhe përçon mesazh negativ tek qytetarët e vendit, “Presidentja e vendit nuk iu beson institucioneve të drejtësisë”.

Skandaloze | Osmani me fjalor të Kurtit sulmon hapur segmente të shtetit të Kosovës: Nuk i besoj institucioneve të drejtësisë

Por, ky s’është sulmi i vetëm gjatë këtij muaji ndaj institucioneve të drejtësisë.

Sot, dy ministrat e Qeverisë Kurti iu sulen gjykatës pas lirimit të Dejan Pantiqit me dorëzani.

Ministri Xhelal Sveçla e ministrja Albulena Haxhiu me postime në “Facebook” e sulmuan gjykatën që e liroi Pantiqit.

Sveçla tha se po sabotohet puna ndaj luftës së krimit.

“Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani”

Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani

Sot pamë që terroristi Dejan Pantiq,…

Posted by Xhelal Sveçla on Friday, October 20, 2023

“Sot pamë që terroristi Dejan Pantiq, i cili ka cënuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar, iu paska lehtësuar masa nga Gjykata. Nga arresti shtëpiak, në lirim me dorëzani. As masa e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.”

“Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan insitucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona.”

“Po ashtu, veprat për të cilat akuzohen Pantiq dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash. Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal. Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës.”

“Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet.”, u shpreh Sveçla në postimin e tij.

Haxhiu tha se kjo veç drejtësi nuk është dhe pati një kërkesë për Këshillin Prokurorial.

“Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani! Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani. Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme. I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.”, shkroi ajo.

Haxhiu sulmon Gjykatën: Nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e 24 shtatorit do t’i lironi si Pantiqin

Gjuha atakuese ndaj institucioneve të drejtësisë nuk është diçka e re nga pushteti Kurti-Osmani. Edhe në të kaluarën kemi parë gjuhë të tillë, ku duket se i kanë shpallur “luftë” institucioneve të drejtësisë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme