Lajme
Pushteti i LVV-së refuzon ta hetojë ambasadorin Martin Berishaj, çfarë tha sot në komision deputeti i Kurtit?
Demokracia
22:01 | 10 Qershor 2022

Share:

Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë i propozuar nga pushteti, ka mbajtur sot një mbledhje e cila ka kaluar me akuza e tensione mes deputetëve.

Kryesuesi i këtij komisioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqaj, ka kërkuar që Martin Berishaj të jetë pjesë e listës për intervistim, kjo pas publikimit të lajmit se ambasadori i Kosovës në Kroaci është përfshirë në një skandal të shpëlarjes së parave, raporton Demokracia.com.

“Unë personalisht mendoj që Martin Berishaj duhet të jetë domosdoshmërisht pjesë e këtij komisioni edhe duhet me qenë, pjesë e intervistimit, unë me Armend Mujën dhe administratën të shkojmë me bartës të komisioneve, megjithatë nuk përjashtohet mundësia me qenë nga sot nuk mund të përfundoi ky komision pa qenë edhe Martin Berishaj në këtë komision si dëshmitar”, ka thënë Beqaj.

Por për këtë, ai është kundërshtuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj i cili ka thënë se komisioni që u themelua me propozim të pozitës, nuk duhet ta hetojë Martin Berishajn.

Sipas Rexhajt, Martin Berishaj duhet të hetohet nga komisioni hetimor parlamentar që e propozoi opozita, raporton Demokracia.com.

“Janë dy komisione hetimore parlamentare e cilat janë bërë në ujdi në Kuvendin e Kosovës, pozita dhe opozita por, komisioni tjetër i cili ka mandat tremujor kanë marrë për bazë edhe aty deputetët kanë votuar Martin Berishajn dhe Martin Berishaj do të shkon në atë komision. Çfarë po kërkoni ju me një farë forme ju këtu po doni me bo përralla… u dakorduam në fund e ki edhe në proces verbal që me i thirr bartësit e institucioneve, çfarë bartësi është Martin Berishaj gjatë rrugëtimit mundësh me has dhe e ki objekt, por tash për tash përse”, ka pyetur Rexhaj.

Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i LVV-së, në vazhdimësi kanë deklaruar se Berishaj është i pafajshëm, pavarësisht raportimeve të mediave sllovene.

Javë më parë televizioni slloven, Planet TV, raportoi se rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit thuhet se ka pasur rolin e “mushkës” apo transportuesit të parave.

Në xhirollogarinë e MB Consulting, kompani në pronësi të Berishajt e regjistruar në Mal të Zi, nga GEN-i dega në Serbi janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo muaj, raporton Demokracia.com.

Ky televizion ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

Pagesat ishin kryer nga dega për Serbi e GEN-I (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompania ka marrëveshje për këshillime.

Lidhur me rastin kishte reaguar edhe ambasadori Berishaj, i cili kishte paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi, por nuk ka mohuar dhe as pohuar që kompania në fjalë është e tij.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani në një përgjigje fillimisht e kishte cilësuar si “dezinformatë” dhe “konstatim” këtë çështje, por më vonë ajo e zbuti qëndrimin e saj, duke thënë se i ka kërkuar raport ambasadorit Berisha, raporton Demokracia.com.

Njëjtë edhe kryeministri Kurti, i cili e ka mik të mirë ambasadorin Berishaj, duke cituar fjalët e këtij të fundit, tha se raportimet e mediave sllovene janë të pavërteta.

Afera Golob dhe Berishaj, që nxiti më së shumti debate në Slloveni, ishte top-skandal financiar rajonal.

Prej ditës që doli lajmi se Berishaj është i përfshirë në një aferë me kompaninë GEN-I, dega në Serbi, nga e cila pranoi qindra mijëra euro, ai u mbrojt nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla.

Vetëm një herë ai u pa në Kosovë, konkretisht në MPJD, por askush nuk e foli asnjë fjalë se çka i raportoi Berishaj shefes së tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme