Lajme
Punëtori në Lipjan ia merr shefit 11 mijë euro dhe s’kthehet më në punë
Demokracia
10:23 | 13 Maj 2022

Share:

Një burrë nga Lipjani ka raportuar në Polici se një punëtor i firmës së tij, i ka marrë 11 mijë euro gjatë shpërndarjes së mallit dhe më s’është lajmëruar në punë.

Sipas Policisë së Kosovës rasti është duke u hetuar.

“Rr. Sadik Shala, Lipjan 12.05.2022 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme