Lajme
Punëtorët teknikë në UP vazhdojnë grevën
Demokracia
10:13 | 05 Mars 2024

Share:

Plot 220 punëtorë teknik dhe të sigurimit të Universitetit të Prishtinës janë në grevë. Kjo si pasojë ka pagat e ulëta që ata marrin.

Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Punëtoreve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin dhe i njëjti pohoi se deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Jusufi tha se nuk është pranuar asnjë përgjigje deri më tash. Ai shtoi se ka edhe puntorë që nuk janë mirë me shëndet poashtu të stresuar për pagat që do pranojnë këtë muaj.

“Ka punëtorë aty që nuk janë mirë me shëndet, tash edhe nga stresi që do të ju ndalen një pjesë të pagave për ato ditë që s’kanë punuar. Por, të shohim se kush po fiton në fund”, ka thënë Azemi.

Të ngjashme