Lajme
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit në institucione shëndetësore paralajmërojnë protestë, kërkojnë 10 përqindëshin
Demokracia
14:00 | 25 Korrik 2022

Share:

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit në institucione shëndetësore do të protestojnë më 29 korrik para drejtorive të institucioneve ku kryejnë shërbime, për shkak të mospërfshirjes së tyre në vendimin e Qeverisë për pagesën shtesë neto prej 10 për qind të pagës bazë për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur në një komunikatë për media Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës.

“Ju njoftojmë se punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik, të cilët kryejnë shërbime në institucionet shëndetësore publike në nivel vendi në Kosovë, me datë 29.07.2022 nga ora 10:00 deri ora 10:30 do të protestojnë para drejtorive të Spitaleve, QMF, dhe Ambulancave ku ata kryejnë shërbime… Arsyeja e protestës është mos përfshirja e këtyre punëtorëve ne vendimin e qeverisë të datës 20.07.2022, që ka të bëj me pagesën shtesë neto prej 10% e pagës bazë, për shkak te Covid-19”, thuhet në njoftim.

Protesta e punëtorëve teknikë dhe atyre të sigurimit fizik do të mbahet të enjten, nga ora 10:00 deri në ora 10:30.

Të ngjashme