ShowBiz
Publikohet traileri i pjesës së tretë të “365 Days”
Demokracia
22:16 | 10 Gusht 2022

Share:

Është publikuar paraqitja e shkurtër për pjesën e tretë të dramës erotike, “365 Days” i titulluar “The Next 365 Days”, që ndjek historinë e dashurisë së Lauras me Massimon.

“Marrëdhënia e Lauras dhe Massimos varet në një fije dhe ata përpiqen t’i kapërcejnë çështjet e besimit, ndërsa Nacho këmbëngulës bën gjithçka për t’i ndarë”, është një përshkrim i shkurtër i komplotit të vazhdimit të tretë.

Kujtojmë se pjesa e dytë e “365 Days: This Day” nisi me dasmën e Laurës dhe Massimos, por shumë shpejt vëmendjen e Laurës e rrëmben ‘kopshtari’ Nacho.

Pas publikimit të tij, filmi u prit me kritika shumë të këqija dhe pakënaqësi të publikut dhe aktualisht ka një vlerësim 2.5 në IMDb.

Duket se publiku nuk është shumë i entuziazmuar për pjesën e tretë të këtij filmi, i cili është i mbushur me skena seksi eksplicit.

“Duket se ata kurrë nuk planifikojnë të ndalojnë së bëri këtë”; “Çdo vazhdim e bën këtë film më të mjerueshëm”; “Këta filma janë si një aksident i keq me makinë që thjesht nuk mund të ndalosh së shikuari”; “E di që do të jetë një ngjarje pa lidhje, ndaj do t’i shikoj skenat emocionuese të seksit”, “O Zot, prapë këta të dy” – janë vetëm disa nga komentet.

Filmi me Michele Morrone dhe Anna-Maria Sieklucka do të jetë i disponueshëm për t’u parë në Netflix nga 19 gushti 2022.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024