Lajme
Publikohet rregullimi i çmimit të naftës, kaq centë do të fitojnë naftarët
Demokracia
14:45 | 24 Qershor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka publikuar Udhëzimin Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit për rregullimin e çmimeve të naftës.

Sipas këtij UA, në Nenin 4 te Rregullimi i çmimeve – Marzha Tregtare,  çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë.

Tregtarët e naftës me shumicë me këtë rregullim të çmimit mund ta shesin naftën me fitim maksimal dy centë, kurse ata me pakicë me fitim 12 centë.

Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe.

Demokracia.com ditë më parë kishte raportuar se fitimi i lejuar do të jetë dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë, ndërsa 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.

LEXO EDHE:

Vendimi për derivatet, ky është çmimi maksimal i lejuar për shumicë dhe pakicë  

 

Të ngjashme