ShowBiz
Publikohet projekti më i ri nga Elinel dhe Capital T “Acar”
Demokracia
12:19 | 04 Shkurt 2023

Share:

Dy rep-artistë të njohur të estradës shqiptare janë bërë bashkë për një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për reperët Elinel dhe Capital T, të cilët kanë publikuar këngën me titullin “Acar”.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip që u realizua nga produksioni ‘Smart Motion’.

Producent të projektit janë Rzon dhe Pllumb Beats, që gjithashtu u përkujdesën për instrumentalin dhe ‘beat’.

Ndërkohë, teksti i këngës është shkruar nga vet Elinel dhe Capital T.

Projekti tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube të Elinel dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Të ngjashme