Lajme
Publikohet agjenda, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill
Demokracia
18:35 | 28 Mars 2024

Share:

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Sipas kësaj agjende,  diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të bëhet më 18 prill

Diskutimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë.

Bëhet e ditur se  do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

Derisa pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Të ngjashme