Sport
Publikohen kuotat befasuese të ndeshjes kthyese Ludogorets – Ballkani
Demokracia
16:29 | 15 Korrik 2023

Share:

Ballkani të mërkurën zbret në qytetin Razgrad të Bullgarisë për ndeshjen kthyese që e zhvillon ndaj Ludogorets në kuadër të fazës së parë në Ligën e kampioneve, shkruan Demokracia.com.

Në ndeshjen e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Ballkani shkëlqeu duke shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 dhe është shumë afër kalimit tutje.

Mirëpo, përkundër rezultatit fantastik kompanitë e basteve e kanë bërë favorit të madh Ludogoretsin për të ecur tutje.

Kampionët e Bullgarisë kanë një kuotë shumë të vogël për fitore 1.29, ndërsa Ballkani 9.00, barazimi vlerësohet me kuotën 5.50.

Ndeshja Ludogorest – Ballkani luhet të mërkurën nga ora 20:00. /Demokracia.com

Të ngjashme